AKTUALITET, 13 Qershor 2020, 10:38

QSUT vatër infeksioni, pozitive me koronavirus 70 vjeçarja nga Fieri

QSUT vatër infeksioni, pozitive me koronavirus 70 vjeçarja nga Fieri


Koronavirusi po përhapet frikshëm në vend, ku ka një zgjerim të hartës thuajse në të gjitha qytetet. Së fundi, ka rezultuar pozitive një 70-vjeçare nga Fieri.

E moshuara ka qenë e shtruar dy ditë në QSUT, ku ka marrë shërbimin e kimioterapisë.

Pas trajtimit në QSUT, ajo është kthyer në shtëpinë e saj, në Dukas Çoban, në Patos.

70-vjeçarja jeton me tetë familjarë të tjerë, të cilëve po iu merret tamponi. Ndërkohë, nuses së djalit, që i ka shërbyer të moshuarës, i është marrë tamponi i parë, i cili fatmirësisht ka dalë negativë.