TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar një 20 vjeçar në Tiranë pasi qëlloi me ārmë në drejtim të makinës së kushëririt të tij.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se sherri mes kushërinjve ka ndodhur në një lokal dhe më pas 20 vjeçari ka shkuar për të marrë një ārmë gjahu në shtëpinë e tij.
Në kthim, i riu ka qëlluar në drejtim të makinës së kushëririt duke i shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pas arrestimit, të riut i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua ārma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 ārmë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.
Njoftimi i plotë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.
Qëlloi me armë gjahu në drejtim të mjetit të kushëririt të tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut, çifte dygrykëshe, një sasi fishekësh, 2 automjete dhe 2 armë të ftohta.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjëherë në banesën e tij dhe ka marrë një ārmë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të shtetasit A. D.
Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua ārma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 ārmë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e ārmëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e ārmëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.