TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit njofton për sekuestrimin e një pasurie me vlerë dy milionë euro, të dyshuara si të përfituar nga veprimtaria krīminale në fushën e trafikimit të drōgës dhe shfrytëzimit të prostītucionit.
Sipas policisë, sekuestroja i është vendosur shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drōgave” dhe “Shfrytëzim Prostītucioni”.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro të dyshuara si të përfituar nga veprimtaria krīminale në fushën e trafikimit të drōgës dhe shfrytëzimit të prostītucionit.
Specialistët për Hetimin e Krīmit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për gjurminin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfitura nga veprimtaria kr īminale, referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017 materialet në ngarkim të shtetasit P. T., për veprën penale “Pastrimi i produketeve të veprës penale ose veprimtarisë krīminale”.
Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krīmit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro të pasurive”, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drōgave” dhe “Shfrytëzim Prost ītucioni”.
Pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës.
Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut.
Materialet shtesë i kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.