AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 10:28

Fier, drogë dhe armë në banesë, arrestohen dy persona dy të tjerë në kërkim

Fier, drogë dhe armë në banesë, arrestohen dy persona dy


Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar, “Cakrani”, u arrestuan dy persona të, cilët akuzohen për posedim, shitje droge dhe armëmbajtje pa leje, si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:

D., 61 vjeç, banues në Cakran, J. D., 47 vjeç, banues në Cakran, si dhe shtetasit M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç, të cilat janë në kërkim. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Fierit godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Cakrani”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Cakrani”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1. D., 61 vjeç, banues në Cakran.

J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

1. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.