AKTUALITET, 10 Shtator 2019, 08:36

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje një këmbësore

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për


Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë. Një makinë tip “Benz” ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Mësohet se viktima është një grua e cila ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga makina. Ende nuk dihet identiteti i saj.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi këmbësoren, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.