TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre makina janë djegur ditën e djeshme pasi njërës, makinë tip “Mercedez Benz”, i ishte vënë qëllimisht zjarri dhe si pasojë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy mjete të tjera që kanë qenë të parkuara në dy anët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hajredin Shtino”, që ndodhet në zonën e “Don Boskos”, në kryeqytet. Policia e Tiranës tha se, nisur nga provat e gjetura në vendngjarje, bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Bëhet e ditur se mjeti ishte në pronësi të Gramoz Nazëraj, ish-kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë.
Megjithatë, ky i fundit, i pyetur nga oficerët e Policisë, ka pohuar se automjeti i djegur nuk është më i tij, pasi e ka shitur, por nuk e kishte ndërruar ende pronësinë.
Përveç makinës që ishte edhe objekt i zjarrvënies, flakët kanë djegur edhe dy makina të tjera që ndodheshin të parkuara pranë saj.