AKTUALITET, 12 Janar 2018, 18:40

Qëllohet me armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE

Qëllohet me armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE

Një incident ka ndodhur këtë pasdite në Kavajë ku një person ka përdorur armë zjarri kundër punonjësve të OSHEE-së.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se: “Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonetit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje. Abonenti eshte ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armes se zjarrit, çifte”.

Burime policore thanë për “Syri.net” se i arrestuari ka kërcënuar me armë punonjësit e OSHEE-së.