AKTUALITET, 17 Mars 2020, 20:02

"Faleminderit për asgjë", Vuçiç "shuplakë" BE-së: Kërkojmë ndihmën e vëllait Xi Jinping dhe Kinës!

"Faleminderit për asgjë", Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se i ka dërguar një letër Presidentit kinez, Xi Jinping, për t'i kërkuar ndihmë, sepse Bashkimi Europian ka ndalur eksportin e pajisjeve mjekësore . Vuçiç është mjaft i ashpër me BE-në dhe thotë se është ironike që ata i kanë këshilluar vendet e Ballkanit, që të mos blejnë mallra kineze, ndërkohë që kanë ndalur eksportet për këto vende.

Presidenti serb e quan Xi Jinping, "një mik dhe vëlla" dhe i kërkon ndihmë në këtë kohë, kur vendi po përballet e koronavisurin.

Video e deklaratave të Vuçiç: