AKTUALITET, 17 Mars 2020, 19:46

Lista e sëmundjeve bashkëshoqëruese, që shtojnë rrezikun nëse prekeni nga koronavirusi

Lista e sëmundjeve bashkëshoqëruese, që shtojnë

Ekzistojnë disa kategori personash, që janë më të rrezikuar se pjesa tjetër e popullësisë, nga koronavirusi Covid-19. Përveç të moshuarve, të cilët janë grupi më i rrezikuar, për shkak se imuniteti i tyre nuk e përballon si duhet luftën ndaj virusi, edhe persona të tjerë të moshave të ndryshme, me sëmundje bashkëshoqëruese, janë më të rrezikuar se pjesa tjetër e popullësisë dhe duhet të marrin të gjithë masat, për të mos u prekur nga virusi.

Sipas Shëndetit Publik Britanik, Covid-19 paraqet rreziqe për të sëmurët kronikë me këto sëmundje:

- Sëmundjet e zemrës

- Sëmundjet e mushkrive

- Diabeti

- Tensioni i lartë

- Kanceri

Gjithashtu, sipas Shërbimit Shëndetësor në Irlandë, personat me sëmundje që dobësojnë sistemin imunitar, janë më të rrezikuar:

- Personat që marrin trajtim për kancerin

- Persona që marrin trajtim për sëmundjet autoimune, si atriti reumatik, lupus, skleroza multiple dhe sëmundja Crohn's

- Pacientët me HIV

- Pacientët që vuajnë nga astma

- Personat që kanë kryer transplante organesh dhe të palcës

Deri në këto momente në mbarë botën kanë humbur jetën 7,924 persona dhe janë infektuar 196,464 persona. Qeveritë në mbarë globin kanë nisur aplikimin e masave, të cilat sa vijnë e bëhen më radikale, në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit.

/TPZ.al/