AKTUALITET, 17 Mars 2020, 17:02

Meta me koronavirus? Presidenti tregon pse u testua me tampon: I dhashë dorën një të infektuari, isha në palestër po atë se njihja

Meta me koronavirus? Presidenti tregon pse u testua me tampon: I dhashë

Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për drejtorin e Informacionit dhe gazetarin Robert Rakipllari të News24 ka treguar arsyen pse bëri testin e koronavirusit.

Ai tha se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv. Meta sqaron se ai e njihte qytetarin në fjalë por nuk ja kishte dhënë dorën. Pas testit Ilir Meta rezultoi negativ.

“Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja por nuk ja kisha dhënë dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv,”- tha Meta.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. /BW/