AKTUALITET, 17 Mars 2020, 17:13

Shkon në 17 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Shkon në 17 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ka shkuar në 17 numri i të prekurve me koronavirus në shtetin e Kosovës.

Kjo shifër zyrtare është bërë me dije në një konferencë për mediat, ku folën ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani ka deklaruar se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.

“Rasti i sotëm është nga Dumnica. Ai ëhstë familjar i personit të parë të konfirmuar me koronavirus”, tha Ramadani.