AKTUALITET, 7 Shkurt 2020, 19:19

EUROPOL shkatërron rrjetin e trafikantëve shqiptarë, arrestohen 25 persona

EUROPOL shkatërron rrjetin e trafikantëve shqiptarë, arrestohen

Europol ka arrestuar sot 25 persona me orgjinë shqiptare të cilët dyshohen se janë pjesë në një organizatate krimianle që operonte në disa shtete. Në një operacion që është zhvilluar në Blegjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë, është bërë i mundur arrestimi i 25 personave nga 600 policië të angazhuar në aksion.

Sipas një njoftimi nga policia europiane, mëoshet se kjo goditje është bërë pas një hetimi kompleks të nisur në vitin 2017 nga Policia Vendore Belgjike Antwerp, në bashkëpunim me Policinë Federale Belge, Gardën Civile Spanjolle, Policinë Hollandeze, Policia Gjyqësore Franceze, Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt dhe Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover.

Hetimi i drejtuar nga Policia Lokale e Antwerp zbuloi se droga ishte duke u kontrabanduar e fshehur në konteinerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara për fshehjen e lëndëve narkotike. I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan marijuanën, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.