AKTUALITET, 7 Shkurt 2020, 16:12

Meta takon kongresmenin amerikan: I lumtur që Watkins mbështet partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, presidenti Ilir Meta ka takuar nga afër kongresmenin Steve Watkins.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se është i lumtur që Watkins mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“Kongresmeni Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! ?????”, -shkruan Meta.