AKTUALITET, 7 Shkurt 2020, 15:19

Dhjetë kilogram kanabis në banesë, arrestohet shqiptari në Greqi

Dhjetë kilogram kanabis në banesë, arrestohet shqiptari në


Arrestohet një 29 vjeçar shqiptar në Selanik me 10 kg kanabis të papërpunuar. 29 vjeçari u arrestua dje në mesditë, pas kontrollit të policisë grekë në apartamentin e tij, në Selanikun Lindor.

Policia greke ishte në ndjekje të 29-vjeçarit prej disa muajsh, pasi konsiderohet si një nga kapot e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit në apartamentin e 29 vjeçarit u sekuestruan 5 pako kanabis të papërpunuar 10 kg e 177 gr, fshehur në tapete dhe mbulesa jorganesh, 1 peshore elektronike, 1200 euro dhe paketë telefonike. I arrestuari do paraqitet ditët e ardhshme në prokurorinë e Selanikut.