AKTUALITET, 7 Shkurt 2020, 15:45

Basha: Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE. Beteja më jetike sot për zgjedhje të lira


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur sot deklaratën e zyrtarëve të Këshillit të Europës.

Basha deklaron se KiE ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira.

“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve.

Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, shkruan Basha.