TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Etrit Berisha është futbollisti më i ri i SPAL-it. Portieri i kombëtares shqiptare, ashtu siç pritej, ka firmosur për ekipin tjetër të Seria A për t’u kthyer në titullar, pasi tek Atalanta humbi vendin ndaj Gollinit.
30-vjeçari është huazuar për një vit me të drejtë blerje nga SPAL. Marrëdhënia e mirë mes dy klubeve ka ndikuar te ky transferim.
“Titi” ka mundësi të rikthehet si numri 1 mes dy shtyllave. Sezoni që lamë pas nuk ishte më i miri për ish-lojtarin e Kalmarit, Lazios dhe Atalantas. Ai nuk luajti shumë dhe humbi formacionin, e njëjta gjë ndodhi dhe në kombëtare, ku si zgjedhje e parë shihet Thomas Strakosha.