Moderatori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Mamaqi i ka dëdikuar një këngë mjekur të njohur Pëllumb Piperos. Me nota humori, Ermali tregon në vargjet e këngës së tij se mjeku Pipro është një nga personazhet që ka marrë kohën më të madhe mediatike që prej shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri.
Megjithatë edhe pse me humor, këngëtari i kërkon të gjithë qytetarëve që ta dëgjojnë dhe t’I ndjekin këshillat e tij.
“Erdhi në Shqipëri, pacienti 0. Këtu është ai, është Pëllumb Pipero. Kur ai del që në mëngjes më ikën frika, por bëj kujdes; në karantinë duke bërë xhiro me makinë. Këtu është ai Pëllumb Pipero. Ai del në lajme, ai del edhe kur ka reklama, ai del në ëndërr, del te Rudina. Unë i laj duart si Pëllumb Pipero, ai më thotë mos dil nga shtëpia por këtu problem është pleqëria. Ku shkon o nëna? Pse nuk rri brenda? Vërtet nuk gjej maskë, dorashkë por që të gjithë do ia dalim bashkë se këtu është Pëllumb Pipero Dëgjoje Pëllumb Piperon, dëgjoje Pëllumb Piperon se ai nuk flet kot,”-këndon Mamaqi.