TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, është vetizoluar në një hotel luksoz në Alpe me qëllim që të jetë i sigurt nga koronavirusi.
Mbreti, i cili njihet gjithashtu edhe si Rama X, thuhet të ketë prenotuar të gjithë hotelin Sonnenbichl, për vete dhe haremin e tij prej 20 grash.
Hoteli me katër yje në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani ka marrë “leje speciale” nga këshilli i rrethit për t’i strehuar sepse “të ftuarit janë një grup i vetëm, homogjen i njerëzve pa luhatje”, thuhet raportimet e mediave.
Thuhet gjithashtu se 119 anëtarë të stafit të tij janë dërguar në Tajlandë pasi dyshohet që mund të jenë të sëmurë me COVID-19.
Gjithsesi, izolimin e mbretit me 20 gra nuk e kanë marrë edhe aq mirë qytetarët e vendit të tij. Me mijëra tajlandëzë u janë drejtuar mediave sociale për të kritikuar mbretin, duke thyer ligjin sipas të cilit kush fyen apo kritikon madhërinë e tij mund të përfundojë në burg për 15 vite.