LIFESTYLE, 30 Mars 2020, 12:22

FOTO/ Sharon Stone vlerëson gjestin e 30 mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të Italisë


Gjesti i Shqipërisë në shenjë ndihme ndaj Italisë ka marrë vëmendje nga shumë personazhe.

Një ndër ta, është edhe Sharon Stone, e cila ka ndarë në InstaStory një foto të hershme të anijeve mbushur me shqiptarë, për të shkuar drejt vendit fqinj.

Ajo e ka komentuar gjithë situatën aktuale, duke falenderuar vendin tonë për solidarizimin me Italinë. “30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte. Sot, Shqipëria po dërgon mjekë e infermierë në ndihmë të Italisë.

Faleminderit nga zemra Shqipëria”, ka shkruar ylli hollivudian, duke shprehur kështu gjithë mirënjohjen për gjestin e shqiptarëve.

Një reagim që ndoshta nuk pritej, por ndihma e treguar ndaj vendit fqinj në këto momente të vështira duket se ka bërë bujë kudo.