LIFESTYLE, 28 Mars 2020, 20:37

Bruno Mars, një milion dollarë për ata që humbën punën

Bruno Mars, një milion dollarë për ata që humbën

Bruno Mars njoftoi së fundmi se, ai ka dhuruar një milion dollarë në Fondacionin MGM Resorts Foundation për të mbështetur punonjësit e MGM të prekur ekonomikisht nga pandemia globale.

Paratë do të shkojnë drejt Fondit të Grantit të Urgjencës së Punonjësve dheFondit të Mbështetjes Mjekësore për Fëmijë, i cili është krijuar për të ndihmuar punonjësit e MGM dhe familjet e tyre të menjëhershme me ndihmë afatshkurtër gjatë vështirësive dhe emergjencave të papritura.

Fondi i Grantit gjithashtu mund të sigurojë ndihmë për lehtësimin nga katastrofat për punonjësit e pushuar ose ata që për një arsye ose tjetrën e kanë humbur vendin e punës, kompensimi i të cilëve është pezulluar ose përfunduar si rezultat i një ngjarje të jashtëzakonshme që ndikon rëndë një komunitet në të cilin MGM Resorts zhvillon biznes, siç është COVID -19, një krizë momentale kjo e shëndetit publik.