TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Politologu Afrim Krasniqi në një postim në rrjetet sociale thotë se kryeministri Edi Rama e ka bazuar fushatën elektorale në retorika personale dhe denigruese ndaj rivalëve të tij.
Për ta bërë më konkrete, Krasniqi ka sjellë një pasazh nga libri “Kurban” që kreu i qeverisë e ka bërë në vitin 2011, kur ishte në opozitë. Në atë kohë Rama thoshte se kundërshtarët politikë nuk duhet të denigrohen.
Ne argumentin e tij, Krasniqi shkruan se politikanët duhet të botojnë libra për të treguar se në rrugën e pushtetit ata tjetërsohen, ndryshe thonë dhe ndryshe bëjnë.
“Prandaj politikanët duhet të botojnë libra, për të na treguar edhe se në rrugën e (mbajtjes/marrjes) pushtetit ata tjetërsohen; ndryshe thonë, ndryshe bëjnë! KM e ka bazuar fushatën aktuale në retorikë personale denigruese ndaj rivalëve/kritikëve politikë. ER2011 vs/= ER2021?”, shkruan Krasniqi.
Çfarë shkruan Rama në librin “Kurban”
Ku, në çfarë pike të botës së lirë do të ndodhte që kundërshtarët politikë të merreshin me trupin e njëri-tjetrit?…Politika e futjes së hundëve në shtëpinë e tjetrit, e sulmeve mbi jetën personale, e ndaj lidhjeve të gjakut të tjetrit, e denigrimit e përgojimit të njerëzve të kundërshtarit, e sulmit gojor në front kundër një grupi shoqëror a ndaj vetë opozitës, është mjet i regjimeve, satrapëve e i hajvanëve që kundërshtarin e konsiderojnë armik…Në cilin vend të botës demokratike mund të ishin dëgjuar rrakashprehje me libër shtëpie e llafangjosje të ulëta të gjuhës..për të damkosur kundërshtarin si një njeri jo si alternativë?
