TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të përballet sot me Anglinë (18:00) në “Air Albania” në takimet eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv me “Tre Luanët”, në një sfidë luksi për Kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja.
Shqipëria ndeshjen e parë ka fituar minimalisht 0-1 ndaj Andorrës në transfertë falën golit të Lenjanit, ndërsa Anglia ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj San Marinos në “Wembley”.
Takimi është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” dhe do të startojë me fillim nga ora 18:00, dhe do të luhet pa praninë e tifozëve, për arsye edhe të masave anti-COVID.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja
ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt, Kejn, Stërling. Trajner: G. Southgejt.
DEKLARATAT E TRAJNERËVE
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja: “Anglia është një skuadër shumë e fortë. Nuk ka diskutim. Ka një grup t rinjsh shumë cilësor, Ata po përgatiten edhe për Europianin dhe po përgatiten shumë mirë. Kane është e tashmja dhe ka shumë cilësi, Foden dhe Mount janë të rinj dhe kanë mundësi për t’u rritur dhe të tregojnë aftësitë e tyre në të ardhmen. Kane është lojtari më i rrezikshëm që ka Anglia në këto momente. Motivimi është i madh për këtë ndeshje sepse përballë është një nga skuadrat më të forta në Europë.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate: "Padyshim që do të jetë një provë më e ashpër. Ata janë një ekip i stërvitur mirë, kanë një trajner italian me përvojë. Ne do të duhet të shohim nëse ata përshtaten me ne, por ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar mirë në mbrojtje. Pra, si gjithmonë, ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar ndeshjen“.
ARBITRI I NDESHJES
Arbitri që do të vendosi drejtësi në këtë takim të shumëpritur do të jetë izraeliti Orel Grinfil, i cili do të jetë i ndihmuar nga dy asistentët Roi Hasan dhe Idan Jarkoni, ndërsa arbitër i katërt do të jetë, Gal Leibovitz. Grinfil është një emër i njohur për shqiptarët, pasi ka gjykuar dhe sfidën e Skënderbeut në Europa Ligë në vitin 2016 ndaj Lokomotivës së Moskës, ku skuadra korçare humbi me rezultatin 2-0.
KOEFICIENTËT E BASTEVE
Anglia është skuadra superfavorite për të regjistruar emrin mes 13 europianeve që do të jenë në Botërorin “Katar 2022”. Dhe për kompanitë e basteve, është dukshëm e qartë se sa favoritë janë edhe për këtë ndeshje, teksa vlerësohet me koeficientin 1.25 për fitoren përballë 13 që kuotohet Bastet triumfi i Shqipërisë. Për barazimin kuota është 5.25.
STATISTIKAT E PËRBALLJEVE
Ndeshja e sotme përkon fiks me atë të 20 viteve më parë kur më 28 mars 2001, kur Shqipëria mundej 3-1 në stadiumin kombëtar, që asokohe mbante emrin “Qemal Stafa”. Përballja me Anglinë do të jetë ndeshja e pestë në histori pas atyre të luajtura për kualifikueset e botërorit 1990 dhe 2002. Në katër ndeshjet e shkuara me Anglinë - të gjitha të humbura - Shqipëria ka pësuar 12 gola dhe ka shënuar vetëm një herë me anë të Altin Rrakllit në ndeshjen e 20 viteve më parë, ndërkohë që i është anuluar një gol i Sulejmand Demollarit në "Wembly".