BOTA, 29 Tetor 2017, 13:26

25 të vdekur pas një sulmi terrorist me dy autobomba

25 të vdekur pas një sulmi terrorist me dy autobomba

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën kur dy makina të mbushura me eksplozivë shpërthyen dhe kur persona të armatosur sulmuan një hotel në kryeqytetin somalez, konfirmoi sot policia lokale.

Pas shpërthimit, personat e armatosur rrethuan hotelin ”Nasahablood 2”, i cili frekuentohej edhe nga zyrtarë qeveritarë.

”Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin nga hoteli më shumë se 30 persona të plagosur, përfshirë një ministër dhe një klerik të njohur”, tha oficeri i policisë, Mohamed Dahir.

”Gjatë rrethimit që zgjati 10-orë, një militant hodhi veten në erë duke shkaktuar pasoja ende të panjohura”, shtoi ai.

Ndërmjet 25 viktimave, u konfirmua edhe vdekja e Abdinasir Mohamed Garane, ish-zëvendësministër i Bujqësisë si edhe një zyrtar i lartë policie.

Përgjegjësinë për sulmi e mori grupi i njohur terrorist Al-Shabaab.

TPZ.AL