TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër telash për kryeministren britanike, Theresa May, që në të vërtetë edhe pa këtë problem gjendet në vështirësi.
Gazeta ”Sunday Times” e akuzoi sot kryeministren konservatore se ka lejuar të paktën dy ministra, të njohur si ”ngacmues seksualë serialë”, që të bëjnë pjesë në qeverinë e saj.
E përjavshmja britanike e së dielës nuk jep emra, por shton, duke cituar disa bashkëpunëtorë të shefes së qeverisë, se May njoftohet mbi zërat e korridoreve dhe akuzat për deputetët konservatorë, të përfshirë në raste abuzimesh seksuale.
Për më tepër, në median britanike po dalin edhe emrat e parë të të dyshuarve të mëdhenj në këtë skandal që po lind.
Gazeta ”Mail on Sunday” tregon me gisht zëvendëssekretarin e Tregtisë së Jashtme, Mark Garnier, i cili ka dërguar sekretaren e tij për të blerë lodra seksi në një dyqan seksi.
Vetë sekretarja e ka pohuar diçka të tillë. Qeveria britanike njoftoi sot për fillimin e hetimeve për këtë rast.
Përveç Westminster, edhe një tjetër institucion ka probleme të këtij lloji.
Disa prezantuese të njohura të BBC-së janë bërë bashkë për të denoncuar ngacmimet seksuale në ambientet e tyre të punës.