TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 300 000 persona manifestuan sot në Barcelonë për bashkimin e Spanjës, dy ditë pas deklaratës së pavarësisë shpallur në Parlamentin katalanas, sipas policisë bashkiake.
Shoqëria civile katalanase, që organizon këtë manifestim, nën sloganin ”Katalonja është e ne të gjithëve”, e vlerëson pjesëmarrjen me 1,1 milionë persona.
Mijëra persona u nisën sot drejt qendrës së Barcelonës për të mbrojtur unitetin e Spanjës, të paktën 48 orë pas shpalljes së Republikës Katalanase, nga parlamenti rajonal.
Qeveria spanjolle kërkon të marrë sa më shpejt të jetë e mundur kontrollin e Katalonjës, shpallja e pavarësisë e të cilës nuk mori asnjë njohje ndërkombëtare.
Madridi njoftoi gjithashtu zhvillimin e zgjedhjeve rajonale më 21 dhjetor.
Sipas shoqërisë civile, në manifestim ishin 1,1 milionë persona .
TPZ.AL