TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Raketat balistike të Koresë Veriore mund të arrijnë në territoret e vendeve anëtare të NATO-s, thekson sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën japoneze Jomiuri.
Edhe Evropa ndodhet nën rrezet e veprimit të raketave të Koresë Veriore. Shtetet e NATO-s tashmë janë në rrezik”, thotë ai.
Stoltenberg shtoi se Aleanca në tërë historinë e saj i ka mbrojtur anëtaret e saja nga raketat balistike.
“NATO ka mundësi dhe vendosmëri të kryejë kundërsulm”, tha Stoltenberg. Sipas tij, në qendrën për siguri kibernetike të NATO-s në Talin, do të dërgohen edhe ekspertët japonezë. Stoltenberg sot e fillon vizitën në Japoni.
TPZ.AL