LIFESTYLE, 19 Korrik 2020, 09:47

Shpallet Miss Shqipëria 2020, ja kush është vajza që fitoi kurorën e më të bukurës


Mbrëmjen e kaluar u mbajt “Miss Shqipëria 2020” në “Shtëpinë e Kongresit të Lushnjes”.

Për shkak të mungeses së transportit publik dhe vajzave nga diaspora, këtë vit, ndryshe nga tradita morën pjesë 26 vajza.

Në fazën finale u dhanë këto çmime:

Miss Interneti- Iljada Bazi

Miss Miqësia-Antonela Çina

Miss “Stopi”, vajza e zgjedhur si velinë – Françeska Rustemi

Miss Press- Sindi

Klerisa Meta u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Shqipëria 2020

Miss Shqipëria 2020 u shpall vajza me numrin 14, Iliada Bazi. Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi i dorëzoi kurorën për më të bukurën e vitit 2020.Xing.al