AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 00:14

Elvis Naçi vendos të dhurojë paratë e dy muajve, që fiton nga Youtube

Elvis Naçi vendos të dhurojë paratë e dy muajve, që

Elvis Naçi ka njoftuar qytetarët, se edhe ai vetë do të dhurojë para për të prekurit nga tërmeti. Naçi ka vendosur të dhurojë fitimet e tij nga youtube, për dy muaj. Me një përllogaritje që ai bëri, shifra është 10 mijë euro.

Ndërkohë Fondacioni i tij, ka arritur të mbledhë deri tani rreth 1 milionë dollarë ndihma.

Një valë e madhe solidariteti ka përfshirë vendin dhe shumë qytetarë kanë dhuruar para, veçanërisht nga diaspora. /tpz.al/