AKTUALITET, 18 Mars 2020, 23:09

“Eni, Eni, Eni”, Rama sherr me Vasilin: Nuk të vij më në emision. Gazetarja: Po më fyeni dhe po më kërcënoni

“Eni, Eni, Eni”, Rama sherr me Vasilin: Nuk të vij më

 


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një debat të ashpër me gazetaren Eni Vasili, ku kjo e fundit tha se ndihej e fyer dhe e kërcënuar. Kryeministri ishte në një lidhje direkte me në emisionin ‘Open’, dhe po përgjigjej për koncesionet, por Vasili kërkoi që tema të fokusohej tek COVID-19 dhe në këtë moment nisi debati.

Rama duke iu përgjigjur gazetare, kërcënoi se nuk do vinte më në emision nëse nuk e linte të fliste.

DEBATI

Eni Vasili: Zoti Rama mos vazhdoni me koncensionet, problemi është koronavirusi sot.

Edi Rama: Eni

Eni Vasili: Të lutem të vazhdojmë

Edi Rama: Eni, Eni, Eni, Eni.

Eni Vasili: Zoti Kryeminsitër nuk ka nevojë për arrogancë në këto momente.

Edi Rama: Unë nuk jam arrogant, por ju nuk po më lini të flas dhe më tregoni çfarë të bëj.

Eni Vasili: Arroganca në mënyrën se si po flisni, nuk po lini një gazetare të bëj punën e saj.

Edi Rama: Nëse ju më thoni se unë jam arrogant dhe nuk më lini të flas unë nuk vi më në emisionin tuaj.

Eni Vasili: Jeni i lirë, por po mos fyeni...

Edi Rama: Zgjidhe vet dhe nuk jam më pjesë e emisionit tënd. Nuk mund ti tregoni kryeminsitrit se çfarë duhet të bërë. Unë nuk vi më në emsionin tënd.

Eni Vasili: Dhe kërcënime tani. Të përgjigjeni për publikun...

Edi Rama: Po pra për publikun, por flasim, Më lejo t’i përgjigjem kolegut tënd, futesh e nuk na lë të flasim kërkon dhe llogari pastaj.