AKTUALITET, 18 Mars 2020, 22:19

Edi që u kërkon shqiptarëve të lajnë duart, nuk ka prerë vetë thonjtë...


'Edi jam, laj duart....' E keni dëgjuar shpesh këtë refren në mesazhin zanor, që kryeministri Rama çoi në telefonin e çdo shqiptari, ku bënte thirrje që të gjithë të lajnë duart dhe të mbajnë higjenë personale.

Por, kur duhet të jetë vetë shembulli i parë pozitiv për shqiptarët, kryeministri Rama është i pari që anashkalon higjenën vetjake.

Siç shihet edhe nga këto foto, të marra nga një intervistë për Top Channel, Rama shfaqet me thonj të paprerë. Është e kotë ti thuash të tjerëve 'lani duart', kur vetë nuk pret as thonjtë...