AKTUALITET, 18 Mars 2020, 21:39

Shkon mbi 9,000 numri i të infektuarve me koronavirus në Francë

Shkon mbi 9,000 numri i të infektuarve me koronavirus në Francë

Shifrat zyrtare tregojnë se numri i rasteve të raportuara nga koronavirusi në Francë është rritur 18 përqind në 24 orët e fundit, me 9,134 të infektuar.

Sipas mediave të huaja, gjatë kësaj periudhe ndërruan jetë 175 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 264.

Vendi më i prekur nga coronavirusi në Evropë është Italia me 35 mijë raste, ndërsa 475 persona ndërruan jetë për një ditë, shifër kjo që shënoi rekord që nga shpërthimi i epidemisë, ndërkaq numri i përgjithshëm i viktimave është 2,978.