TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kemal Kılıçdaroğlu, kreu i Partisë Republikane, është detyruar të shesë një prej shtëpive për të shlyer gjobat që i janë vendosur nga gjykata për shpifje ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan.
29 padi për shpifje ka depozituar Erdogan ndaj Kılıçdaroğlu, ndërkohë që 12 prej tyre janë shqyrtuar nga gjykata, duke e ngarkuar kreun e opozitës turke me një faturë prej 155 mijë dollarësh. Mediat turke raportojnë se Kemal Kılıçdaroğlu ka shitur shtëpinë e pushimeve në Burhaniye për të shlyer detyrimet.
Akuzat që opozita ka drejtuar ndaj presidentit Erdogan janë që nga financimet jo transparente për dasmën e djalit të tij dhe deri te fshehja e parave në parajsa fiskale.
Mbi 1800 padi janë depozituar në gjykatat turke nga avokatët e Erdogan, të cilët nuk kanë kursyer qytetarët, nxënësit dhe studentët, si dhe personazhet e njohura mediatike.