TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vitin 2018, tre motra adoleshente therën për vdekje babanë e tyre ndërsa po flinte në apartamentin ku jetonin në Moskë.
Pas hetimeve u konfirmua se babai kryente abuzime fizike dhe psikologjike ndaj vajzave prej vitesh.
Të dënuara për vrasje, motrat dhe historia e tyre është kthyer në një prej debateve më të përfolura në Rusi. Plot 300 mijë persona kanë firmosur një peticion për lirimin e tyre.
Çfarë ndodhi me babain e tyre?
Në mbrëmjen e 27 korrikut 2018, Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç thirri vajzat një nga një në dhomë, dy prej të cilave ishin minorene. Ai i rrahu se nuk kishin pastruar mirë apartamentin dhe i hodhi spraj piperi në fytyrë.
Menjëherë pasi e zuri gjumi, vajzat e sulmuan me thikë duke i lënë 30 plagë në trup, të cilat i morën jetën.
Kristina Khachaturyan, 19 vjeçe dhe motrat e saj Angelina, 18 vjeçe, Maria, 17 vjeçe thanë se vuanin nga duart e babait të tyre ‘tiranik’.
“Ne e urrenim atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte: të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë”, u shprehën vajzat pas ngjarjes së rëndë.
Nëse marrin dënim me burg, ato rrezikojnë të qëndrojnë pas hekurave 10-15 vite