TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, teksa një student shqiptar ka humbur jetën.
Mediat italiane raportojnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçari shqiptar Osvaldo Kenga, i cili është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital.
Siç raportojnë mediat fqinje, duke cituar mësuesit dhe studentët e tjerë, i riu ka pasur një dhimbje në gjoks.
Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Studenti shqiptar jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.