AKTUALITET, 21 Shkurt 2020, 09:55

Xhamajka përgënjeshtron lajmin: Deri më sot nuk e kemi njohur Kosovën!

Xhamajka përgënjeshtron lajmin: Deri më sot nuk e kemi njohur

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në një postim në Twitter, Smith shpërndau një deklaratë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e falënderoi Xhamajkën për njohje, por ajo tha se vendi i saj nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë. “Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, shkroi Smith. Të enjten, Thaçi tha se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas një lobimi shumëvjeçar. “Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, shkroi Thaçi në Twitter. Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk e ka njohur asnjë shtet që nga viti 2018./REL