AKTUALITET, 5 Shtator 2020, 18:35

EMRI/ U fut për t’u larë në det, mbytet 41-vjeçari te “Plazhi i Gjeneralit”

EMRI/ U fut për t’u larë në det, mbytet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është mbytur pasditen e sotme tek plazhi i Gjeneralit në Kavajë.

Sipas policisë 41-vjeçari nga Tirana kishte shkuar në plazh dhe pasi është futur në det ka ndërruar jetë.

“Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M.,41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.