AKTUALITET, 5 Shtator 2020, 16:48

Do të hiqen vizat me SHBA-në? Grenell u pret shpresën kosovarëve


I dërguari special i SHBA-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka mohuar deklaratën e ministrit të Drejtësisë së Kosovës Selim Selimi se kishte marrë premtimin që Amerika do të fusë shumë shpejt Kosovën në programin për heqjen e vizave.

”S’është e vërtetë”, përgjigjet Grenell në një reagim të tij në Twitter. Lajmi mbrëmë i dhënë nga ministri Selim Selimi ngjalli shpresë duke qenë se liberalizimi i vizave me BE-ne po mbahet ende peng, por Grenell nxitoi ta përgënjeshtronte.