AKTUALITET, 5 Shtator 2020, 17:40

Ish-burri i mori kujdestarinë e vajzës, vetëhelmohet 37-vjeçarja, ndërron jetë rrugës për në spital

Ish-burri i mori kujdestarinë e vajzës, vetëhelmohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku një 37-vjeçare me profesion ekonomiste është vetëhelmuar duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. E bija është marrë nga ish-bashkëshorti i 37-vjeçares, pasi me vendim gjykatës pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria.

Sipas informacioneve, për shkak të gjendjes shëndetësore, 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Tiranë dhe rrugës për në spitalin Ushtarak ka ndërruar jetë.