TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike publikuar sot kartelën penale të ndalimit, arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Pjetrit në Itali, të cilin Rama e kandidoi për kryetar bashkie në Lezhë.
Por ndërsa të gjithë u ndalën te emri i tij, kjo edhe për shkak të rëndësisë që paraqiste, në kartelën penale bashkë me të ndodhet edhe një emër tjetër, si bashkëpunëtor, që sot mbulon detyrën e koordnatorit të njësisë nr 3 në Tiranë për Partinë Socialiste.
Ai është Altin Doda, edhe ky i arrestuar në vitin 2003 bashkë me Valdrin Pjetrin, me të cilin bashkëpunonte në shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
“Kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i kuesturës së Firences. Sipas kësaj rezulton se Valdrin Pjetri është arrestuar 23 janar 2003 së bashku me një tjetër shtetas Altin Dode.”, do të shprehej në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
Burime për Ora News kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për koordinatorin e PS në njësinë 3 në Tiranë.
Madje mësohet se ai është djali i ish-ministrit të Industrisë dhe Energjetikës. Burimet kanë saktësuar se Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.