AKTUALITET, 13 Gusht 2019, 18:01

Hapet dera! “Bie” dhe Mallakastra, kryebashkiaku i ri hyn në zyrë

Hapet dera! “Bie” dhe Mallakastra, kryebashkiaku i ri hyn në

Sikurse ka ndodhur në disa bashki të vendit, edhe në njësinë vendore të Mallakastrës është përsëritur skenari i depërtimit në ambientet e brendshme nëpërmjet hapjes me forcë të derës kryesore.

Në këtë mënyrë, pas orarit zyrtar të punës, ka hyrë në zyrë kryebashkiaku i ri, Qerim Ismailaj.

Paraardhësi i këtij të fundit, Agron Kapllanaj, edhe pse është shprehur se nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh, por votimesh, pranoi të dorëzonte mandatin pa rezistencë. Sipas tij, procesi zgjedhor ishte një farsë dhe vendoret do të ribëhen.