AKTUALITET, 13 Gusht 2019, 18:56

Shqiptari kapet me drogë në makinë në Itali,ja si iu gjet kokaina

Shqiptari kapet me drogë në makinë në Itali,ja si iu gjet

Një trupë policore në Novara ka ndaluar një makinë, e cila po lëvizte në autostradën Torino – Milano, në të cilën ishte duke udhëtuar një shqiptar.

Policia bëri kontroll të automjetit dhe gjeti në të një enë metalike, brenda së cilës kishte kokainë, shkruajnë mediat italiane.

I arresturi, një 20-vjeçar i pastrehë në shtetin fqinj, u prangos nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Atij iu hoq edhe patenta gjithashtu.