AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 18:51

EMRI/ I pafat për të jetuar, 25-vjeçari i mbijeton tërmetit por vdes rrugës për në spital, makina u aksidentua

EMRI/ I pafat për të jetuar, 25-vjeçari i mbijeton

Një 25-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ku do të kurohej. Mësohet se i riu i identifikuar si Marjan Prençi u ka mbijetuar orëve të gjata nën rrënoja, por jo aksidentit.

I riu fatkeq ka humbur jetën, pasi makina që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.