AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 17:46

Rëndohet bilanci, një trup i pajetë nxirret nga rrënojat

Rëndohet bilanci, një trup i pajetë nxirret nga rrënojat

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti i rënë mëngjesin e djeshëm. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijonë dhe një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat.

Sipas informacioneve bëhet me dije se trupi i përket një burri rreth të 50-ave.

Ndërkohë nën rrenoja dyshohet për të tjerë persona. Viktima është Kastriot Cakon, rreth 50-vjeç.

33 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.