TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënë e bir ja në nxjerrë të pajetë nga rrënojat e pallatit gjashtë katësh që u shemb në Durrës.
Nëna 47 vjeçe dhe i biri 22 vjeç janë gjetur të pajetë nën rrënoja dhe të kapur përdore.
Kanë qenë forcat rumune ato që kanë nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat e pallatit gjashtë katësh në lagjen nr.18 në Durrës.
32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.