AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 18:38

Parashikimi i sizmiologut shqiptar: Do ketë të sërish goditje me intensitet të madh

Parashikimi i sizmiologut shqiptar: Do ketë të sërish goditje me

Sizmologu i njohur, Llambro Duni, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” të gazetarit Sokol Balla ka folur për ngjarjen e rëndë, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë mbetën të plagosur. Ai tha se priten të tjera goditje, të cilat do të jenë  me intensitet të lartë.

Gjithashtu, Llambro Duni tregoi se, tërmeti pati një fuqi shkatërrimtare për shkak të kohëzgjatjes së tij. Duni pohoi se, ky tërmet ishte më i madh se ai i vitit 1979.

“Me ndodhjen e kësaj ngjarje mendojmë se është realizuar skenari maksimal në Ballkan. Ndërkohë, ato që do të vijnë më pas do të jenë me intensitet të madh”, tha ai. Pikërisht kjo frikë i ka bërë shumë banorë të Tiranës të flenë në makina anash autostradave.