AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 17:52

Foto/ Arriti të shpëtonte jetë në Thumanë e Durrës, qeni i FSK-së heroi i tërmetit

Qeni që shihni në foto është një nga heronjtë që kanë shpëtuar jetët e njerëzve nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Qeni është pjesë e Njësisë Speciale të Kosovës, që sinjalizoi për shumë persona të ndodhur nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm, që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.

I quajtur Sadak, qeni hero bëri të mundur shpëtimin e një personi dje në Thumanë, po ashtu gjeti dhe persona të pajetë nën rrënoja para policëve e zjarrfikësve.