AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 17:19

Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri/ Ja forca dhe epiqendra e më të fundit

Lëkundjet të reja regjistrohen në këto momente në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Lëvizjet sizmike kanë qenë të forta, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar sërish panik.

Sipas ESMC, magnituda ka qenë 3,9 ballë e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra këtë herë ka qenë 13 km në veri-perëndim të Kurbneshit, në qarkun e Lezhës.

Brenda një ore, vendi është lëkundur nga shtatë tërmete, ndërsa më i forti ishte i magnitudës 5.3 ballë e shkallës Rihter.