TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka qenë e ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Panit" në TV Klan. Ajo u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, por është vënë në siklet nga një pyetje për rrogën e Edi Ramës. Linda është pyetur nëse ajo e ka rrogën më të lartë se kryeministri, por nuk ka preferuar të përgjigjet pavarësisht insistimit të fëmijëve.
Fëmija: Sa është rroga e Edi Ramës?
Linda Rama: Nuk ka rëndësi ju jeni të vegjël të mendoni për lekët. Rëndësi ka dashuria.
Linda Rama është pyetur edhe nëse kryeministri qan dhe nëse është nevrik në shtëpi.
Fëmija: A qan ndonjëherë Edi Rama se duket si burrë i fortë?
Linda Rama: E kam parë lotin e Edi Ramës kur ka humbur miqtë e tij më të ngushtë.
Fëmija: Edi Rama në televizor është pak nevrik, po në shtëpi si është?
Linda Rama: Nuk është nevrik është i vërtetë, edhe kur qedh edhe kur gëzon, edhe kur është në parlament edhe kur I bie dajres.
Pavarësisht përgjigjes së zonjës Linda, se rëndësi ka dashuria dhe jo paratë, mund të themi se asaj dhe bashkëshortit të saj kryeministër, nuk i kanë munguar asnjëherë paratë. Ata kanë rroga të majme, një shtëpi luksoze dhe prona të tjera.
/TPZ.AL/
