AKTUALITET, 30 Mars 2019, 17:30

Ja pesë ekonomitë më të fuqishme të BE-së

Ja pesë ekonomitë më të fuqishme të BE-së

Bashkimi Evropian përbëhet nga 28 shtete dhe gjeneron gati 30% të GDP-së globale.

Këto janë shtetet anëtare me ekonominë më të fortë në BE. Të gjitha të dhënat janë nga Banka botërore:

1.Gjermania

GDP: 3.76 trilionë dollarë

Popullata: 80.6 milionë

Valuta: Euro

Rreth 70 % e GDP-së e gjeneron prej sektorëve të fuqishëm të shërbimit që përfshin sistemin bankar dhe turizmin.

30% i mbetur gjenerohet nga sektori i industrisë dhe prodhimit që përfshin automobilat, makineritë e rënda dhe elektronike, sektorin e kemikaleve dhe të ndërtimit. Gjermania ka një shkallë të ulët të papunësisë, infrastrukturë të zhvilluar dhe një fuqi punëtorë të kualifikuar.

2.Franca

GDP: 2.81 trilionë dollarë

Popullata: 64.93 milionë

Valuta: Euro

Ekonomia e dytë më e madhe në Evropë, Franca është lideri agrikulturor i BE-së dhe e gjashta më e madhja globalisht.

Sektorët e tjerë madhorë në ekonominë franceze janë turizmi, prodhimtaria, sektori i energjisë dhe sektorët e prodhimit të armëve dhe të industrisë.

3.Mbretëria e Bashkuar

GDP: 2.73 trilionë dollarë

Popullata: 65.5 milionë

Valuta: funta britanike

Ekonomia e Britanisë së Madhe është e treta në BE. Anglia dhe Skocia gjenerojnë pjesën më të madhe të GDP-së, Irlanda e Veriut dhe Uellsi janë më mbas.

Përveç një industri të turizmit të fortë, ekonomia shtyhet edhe nga një variacion i sektorëve që përfshinë prodhimtarinë, ndërtimin, minierat, naftën dhe gazin, agrikulturën dhe shërbimet financiare.

4.Italia

GDP: 2.07 trilionë dollarë

Popullata: 59.79 milionë

Valuta: Euro

Një ekonomi e bazuar në eksport, Italia është ekonomia e katërt më e madhe brenda bllokut. Ajo është prodhuesi më i madh i verës në botë, por ekonomia e saj gjithashtu forcohet edhe nga sektorët e prodhimtarisë, duke përfshirë automobilat dhe dizajni i modës.

Rreth 60% e produkteve italiane eksportohen brenda Unionit, duke e bërë Italinë një lojtarë të fuqishëm brenda BE-së.

5.Spanja

GDP:1.46 trilionë dollarë

Popullata: 46 milionë

Valuta:Euro

Spanja ka ekonominë e pestë më të fortë në BE. Ajo ka një industri të fuqishme të automobilave, një sektorë bankar të fuqishëm dhe turizëm jashtëzakonisht të zhvilluar.Spanja konsiderohet vendi i tretë më i vizituar në botë.