TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ishin pa rripa rigurimi, e kjo ka bërë që ata nuk mundën t’i shpëtonin këtij aksidenti. Kështu shkruajnë mediat italiane për vdekjen e dy të rinjve shqiptarë të dielën në mëngjes, përgjatë Pontebbana në Via Roma.
Ishte ora 6 e mëngjesit, kur një automjet papritmas humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një mur betoni që rrethon oborret e Pedemontana në zonën e Villorba.
Përplasja ishte mjaft e fortë, aq sa makina u rrotullua dhe përfundoi në një fushë ngjitur me rrugën. Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.
Në rrugë ishin kalimtarët e rastit që njoftuan policinë dhe ambulancën, por dy shqiptarët që ishin në automjet humbën jetën në vendngjarje para se të mbërrinte ndihma mjekësore.
Viktimat janë 24-vjeçari Dorian Myftaraj i cili jetonte në Shqipëri por kohët e fundit ndodhej në Itali, sic shkruajnë mediat italiane dhe 35-vjeçari që jetonte në shtetin fqinj Rruzhdi Karreci, banor i Spresiano, por me origjinë nga Durrësi, tashmë i njohur për policinë pasi ishte arrestuar në 27 korrik 2018.
36-vjeçari Karreci, ishte arrestuar pasi ishte kapur me kokainë.
Deri dje, mediat italiane e kishin me iniciale emrin e 25-vjeçarit, D.M. Detajet nuk u zbuluan sepse familjarët nuk ishin informuar për tragjedinë, shkruanin ata.